Transmetuar më 21-01-2018, 09:26

Dalin pamjet nga banesa e shkrumbuar ku humbën jetën nënë e bir, teksa flinin në shtëpinë e tyre.

Në to shihet e shkrumbuar e gjithë banesa, me mobilje dhe divanë, në shtëpinë modeste ku jetonin dy viktimat.

Ngjarja tragjike ndodhi në ende pa zbardhur e diela, rreth orës 04.20 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës, në lagjen “1 Maji”.

Viktimat janë Salkie Hoxhallari 73 vjeçe dhe djali i saj Olsi Hoxhallari 43 vjeç, të cilët janë gjetur të djegur.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e shpërthimit të ndonje bombole gazi apo prej ndonjë mjeti të përdorur për ngrohje, gjatë kohës që nënë e bir ishin në gjumë.

Detajet e ngjarjes janë ende të pakta, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar më shumë. /a.y/noa.al