Transmetuar më 19-01-2018, 11:00

Dalin detaje të reja lidhur me shpërthimin me eksploziv të ndodhur në makinën e një biznesmeni në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.

Dy ditë më parë u arrestua autori i dyshuar, 31-vjeçari Klajdi Gjeçi, i cili mendohet se është edhe personi që vendosi eksploziv në makinën e administratorit të një firme inertesh Ndue Rajta, 42 vjeç, në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Bëhet e ditur se konflikti mes të riut dhe biznesmenit ka nisur kur i ati i të arrestuarit është konfliktuar me Rajtën.

Kjo për shkak se Rajta mbante bilancin e magazinave në pronësi të Gjeçit, ku nga bilanci është konstatuar se mungonin mallra me vlera të mëdha parash.

Gjeçi akuzoi Rajtën si përgjegjës, duke kërkuar 20 mijë euro si dëmshpërblim, pavarësisht mohimit të këtij të fundit që të ketë lidhje në humbjen.

Klajdi Gjeçi, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

I vuri eksploziv automjetit të biznesmenit, kush është i dyshuari

Tritoli ndaj biznesmenit në Tiranë, autorët po ndiqnin nga afër lëvizjet e shënjestrës

Policia del me deklaratë për shpërthimin e makinës në Tiranë, tregon kujt i përket

Automjeti te Kopshti Botanik u shpërthye me eksploziv, pronari biznesmen