Transmetuar më 30-11-2017, 10:42

Automjeti që shpërtheu mëngjesin e sotëm pranë liqenit artificial është hedhur në erë me eksploziv.

Mësohet se makina tip “Volkswagen” me targa AA946EF, e cila ka qenë e parkuar në një rrugë dytësore pranë Kopshtit Botanik në Tiranë, rezulton në pronësi të shtetasit Ndok Rajta, i cili rezulton biznesmen, pronar i një firme inertesh.

Dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi tritoli, çka ka shkaktuar shkatërrimin e mjetit.

I zoti i makinës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje lidhur me ngjarjen dhe konflikte të mundshme që mund të ketë pasur.

Nga të dhënat paraprake, pronari i mjetit nuk rezulton person me precedentë penalë. /a.y/noa.al