Transmetuar më 30-11-2017, 11:58

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me shpërthimin e automjetit në Tiranë, pranë Kopshtit Botani, ku dyshohet se iu vendos eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku policia është njoftuar nga një telefonatë se tek Liqeni artificial ka shpërthyer një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se tek Liqeni artificial, në rrugën dytësore ka shpërthyer një mjet i parkuar me targë AA946EF tip “Volkswagen”.

Automjeti rezulton në pronësi të 42-vjeçarit Ndok Rajta, 42 vjeç, administrator i një firme inertesh.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që biznesmeni u shoqërua në polici për të dhënë dëshminë e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Shpërthen një makinë pranë digës së liqenit, dyshohet me tritol

Automjeti te Kopshti Botanik u shpërthye me eksploziv, pronari biznesmen