Transmetuar më 30-11-2017, 10:06

Një automjet është përfshirë nga zjarri si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, pranë digës së liqenit artificial në Tiranë.

Ngjarja u shënua paraditen e sotme, ndërsa nga të dhënat paraprake nuk flitet për persona të lënduar.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Volkswagen” me targa AA946EF, e cila ka qenë e parkuar në momentin kur ka shpërthyer.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën, duke vijuar hetimet mbi shkaqet e shpërthimit.

Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka qenë i qëllimshëm, me tritol.

Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore, ndërkohë që po punohet për të zbuluar se kujt i përket. /a.y/noa.al