Transmetuar më 18-01-2018, 11:44

Arrestohet një person i dyshuar për shkatërrim prone me lëndë eksplozive tek rruga “Liqeni i Thatë” në Tiranë, ku u hodh në erë një makinë. 

Personi i ndaluar është Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ai akuzohet se më 30 nëntor 2017 i ka vendosur eksploziv automjetit të biznesmenit Ndok Rajta, 42 vjeç, administrator i një firme inertesh.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua makina tip “Volkswagen” me targë AA946EF, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Arrestimi i Klejdi Gjeçit u bë këtë të mërkurë, pasi Gjykata e Tiranës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

31-vjeçari dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit Ndok Rajta.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Tritoli ndaj biznesmenit në Tiranë, autorët po ndiqnin nga afër lëvizjet e shënjestrës

Policia del me deklaratë për shpërthimin e makinës në Tiranë, tregon kujt i përket

Automjeti te Kopshti Botanik u shpërthye me eksploziv, pronari biznesmen