Transmetuar më 19-11-2017, 09:07

Ish-Kryeministri Sali Berisha, thotë se heqja e mandatit të deputetit, ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit është emergjencë kushtetuese.

“Të dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejonte atë të largohej nga Shqipëria. Me këtë akt të rëndë antikushtetues ai ka humbur të drejtën e mbajtjes së mandatit të anëtarit të parlamentit. Këtë vendim të votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnjë institucion tjetër perveç Kuvendit”, shkruan ai në Facebook.

Më tej shton se shkelja e vendimeve te Kuvendit përbën shkelje madhore kushtetuese, por për Noriegën dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit thotë Berisha, janë letër pa vlerë.

Ai i bën thirrje parlamentit të mblidhet me urgjencë per heqjen e menjëhershme të mandatit të “deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij!”

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar tre ditë më parë drejt Gjermanisë, duke e argumentuar për arsye familjare, ndërsa kthimi i tij pritet të ndodhë sot.

Prokuroria, ka konfirmuar nga ana e saj se nuk ka asnjë ndalim për të dalë jashtë vendit për deputetin Saimir Tahiri. Organi i akuzës tha se ai po hetohet në gjendje të lirë sipas autorizimit të dhënë nga Kuvendi.

Tahiri është nën hetim nga prokuroria për shkak të përgjimeve që drejtësia italiane ka bërë ndaj grupit të Habilajve, dosja e të cilëve transferuar edhe në Shqipëri.

Për llogari të këtij hetimi, Kuvendi ka autorizuar prokurorinë për ta hetuar Saimir Tahirin në gjendje të lirë ndërsa ka refuzuar kërkesën për arrestimin e tij. /a.y/noa.al

Tahiri udhëton drejt Gjermanisë, Prokuroria: Pse nuk ia bllokuam pasaportën

“Arratisja” e Saimir Tahirit, reagon Berisha: Rama e largoi për të shpëtuar veten

Saimir Tahiri del jashtë Shqipërisë, avokati nuk ka dijeni