Transmetuar më 18-11-2017, 08:05

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Gjermanisë për arsye familjare, ku mësohet se do të kthehet sot në mbrëmje. 

Avokati Maks Haxhia duke thënë se nuk ka dijeni për udhëtimin e ish ministrit, u shpreh se Tahiri është një deputet i lirë dhe si i tillë nuk e pengon asgjë për të udhëtuar jashtë vendit.

Largimi i tij ka ngjallur shumë debate, por burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se për sa kohë çdo masë u rrëzua edhe bllokimi i pasaportës ishte i pakuptimtë.

Prokuroria, ka konfirmuar gjithashtu se nuk ka asnjë ndalim për të dalë jashtë vendit për deputetin Saimir Tahiri. Organi i akuzës tha se ai po hetohet në gjendje të lirë sipas autorizimit të dhënë nga Kuvendi. 

Tahiri është nën hetim nga prokuroria për shkak të përgjimeve që drejtësia italiane ka bërë ndaj grupit të  Habilajve, dosja e të cilëve transferuar edhe në Shqipëri.

Për llogari të këtij hetimi, Kuvendi ka autorizuar prokurorinë për ta hetuar Saimir Tahirin në gjendje të lirë ndërsa ka refuzuar kërkesën për arrestimin e tij. /b.l/noa.al/