Transmetuar më 17-11-2017, 19:59

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen.

 Burime konfidenciale konfirmojnë lajmin për Top Channel, ndërsa avokati i tij Maks Haxhia ka deklaruar se Tahiri ka udhëtuar në cilësinë e një njeriu të lirë. 

Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë.

 Ndërkohë, burime të tjera shtojnë se arsyet janë familjare.