Transmetuar më 17-11-2017, 20:53

Pak pas lajmit se ish-ministri i Brendshëm është larguar për në Gjermani, ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar duke thënë se është Edi Rama ai që e ka detyruar Tahirin të largohet nga Shqipëria.

Berisha, kërkon që të ngrihen të gjithë për të rrëzuar atë që ai e quan “regjim i Noriegës”.

Reagimi i Berishës.

Noriega arratis Saimir Trafikun!

Pasi e kërcënoi Tahirin me kokën e tij dhe te djalit 5 vjeç për t’i mbyllur gojën, Edi Rama, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe të vëlla Osit, e nisi Saimir Trafikun në arrati. Të gjithë në këmbë për të rrëzuar sa më parë regjimin e Norieges!! sb