Transmetuar më 24-04-2017, 14:12

Opozita bllokoi sot për një orë disa prej akseve kombëtare në vendin tonë, në shenjë proteste ndaj qeverisë.

I kapur për dore me të shoqen Aurela, kryedemokrati Lulzim Basha, mbërriti në sheshin “Shqiponja”, në hyrje të Tiranës, për t’iu bashkuar protestuesve.

Ai u ul këmbëkryq bashkë me qytetarët, ku qëndruan për një orë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Pasi përsëriti kërkesat e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, në mbyllje Basha bashkë me protestuesit këndoi dhe himnin kombëtar. Në fotogalerinë më poshtë, gjeni pamjet e protestës në kryeqytet. /a.y/noa.al

Basha mbyll protestën: Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira, të shmangen provokimet

Opozita në protestë, pamje nga zonat ku u bllokuan rrugët

Protesta e opozitës, gruaja shtatzënë bllokohet në trafik