Transmetuar më 24-04-2017, 12:20

Protesta e opozitës e cila u shtri në disa akse rrugore mesditën e sotme nuk kaloi pa problematika. Në rrethrrotullimin “Shqiponja” në hyrje për në Tiranë, një automjet i cili transportonte një grua shtatzënë u bllokua në trafik.

Për shkak se mjeti nuk mund të ecte, gruaja shtatzënë u detyrua të zbresë në këmbë, për të kaluar protestuesit, në mënyrë që të shkonte në spital, për ku ishte drejtuar. Shihni videon më poshtë për më shumë. /a.y/noa.al