Transmetuar më 24-04-2017, 11:03

Ka nisur protesta e opozitës ku për një orë rresht disa nga akset kombëtare do të bllokohen deri në orën 12.00.

Protesta ka nisur në orën 11.00 nga sheshi “Shqiponja”, pika hyrëse që nga autostrada e Durrësit drejt Tiranës, e kryesuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Efektivët e policisë po apelojnë protestuesit që të shpërndahen dhe të mos bllokojnë qarkullimin, por një pjesë e tyre u ulën këmbëkryq në rrugë, bashkë me kreun e opozitës.

Në këtë pikë përgjegjës i protestës, është kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Pikë tjetër ku do të ka nisur bllokimi është kryqëzimi i shkollës Teknologjike në Tiranë, me përgjegjës deputetin Flamur Noka. Deputeti demokrat Flamur Noka duke folur nga Shkolla Teknologjike, tha se protesta do të jetë paqësore dhe për tu marrë shembull. 

Rrethrrotullimi i Plugut, në Lushnje, ka si përgjegjës deputetin Arben Ristani.

Tek rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot, përgjegjës është Aldo Bumçi.

Ndërsa tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, përgjegjës është Edmond Spaho. /a.y/noa.al