Transmetuar më 23-03-2017, 17:37

Vajza 26-vjeçare nga Korça, Maria Th., që u arrestua nga policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni, disa muaj më parë ka qenë një prej viktimave të trafikut dhe është proceduar në gjendje të lirë nga policia.

Në një operacion të antitrafiqeve të Tiranës, që u zhvillua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në tetor të vitit të kaluar, Maria u ndalua kur një grup personash që u arrestuan nga policia po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë.

Maria, bashkë me një vajzë tjetër, në atë kohë u konsideruan viktima të trafikut dhe u strehuan në një qendër pritjeje në Tiranë, por edhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi kishin ushtruar prostitucion në disa zona të ndryshme të Tiranës.

Por nga viktimë trafiku, tashmë Maria ishte kthyer në tutore të vajzave të tjera, kryesisht bashkëmoshatare të saj dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion.

Maria Th., u ndalua nga policia e Tiranës më 2 tetor të vitit 2016, gjatë operacionit të koduar “Rekrutimi”, ku u arrestuan dy motra, të cilat e kishin shfrytëzuar 26- vjeçaren për prostitucion dhe po tentonin ta trafikonin drejt Gjermanisë, shkruan “Panorama”.

Maria kishte ushtruar prostitucion për llogari të këtij grupi disa muaj para operacionit, në Milano. Atje ishte nisur nga dy motrat Armonela dhe Ina Qama, si pjesë e një agjencie mode, por përveç disa fotografive për llogari të kësaj agjencie, që në fakt nuk ekziston, ajo kishte ushtruar edhe prostitucion.

Sipas Policisë, Maria kishte qëndruar në Itali 3 muaj dhe më pas është kthyer në Shqipëri, në mënyrë që të mos e shkelte afatin e qëndrimit në zonën “Shengen”.

Por edhe pasi është kthyer në Tiranë, ajo ka vijuar të punojë për llogari të 5 të arrestuarve të grupit “Rekrutimi”.

Shkatërrohet rrjeti kriminal, prostitucion në grup me klientët për 50-100 euro

Motrat tutore, si i rekrutonin “shoqet” si modele e më pas i bënin prostituta |FOTO

Tentonin të trafikonin vajza në Gjermani, dalin pamjet e arrestimit të 5 personave |VIDEO

Tentonin të trafikonin vajza në Gjermani. Goditet rrjeti i prostitucionit, 5 në pranga