Transmetuar më 02-10-2016, 16:48

Goditet në Tiranë një rast i trafikimit të qënieve njerëzore për qëllim prostitucioni.

Në operacionin disamujor “Rekrutimi”, janë arrestuar 5 persona, ku tre prej tyre procedohen në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy karta identiteti rumune të dyshuara të fallsifikuara, 4 bileta avioni, 7 telefona, 1500 € si dhe një automjet taksi i cili bënte transportin.

Identiteti i të arrestuarve vijon më poshtë:

-I. Qama, 23-vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim"

-Ledian Gjoni, 28-vjeç, banues në Skrapar, për veprat penale "Trafikimi i personave", "Shfrytëzimit të prostitucionit" dhe "Fallsifikim të letër njoftimeve, stampave ose vizave".

-Ardit Shmilli, 24-vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale "Trafikimi i personave,  kryer në bashkëpunim".

-Zamir Hodo, 31-vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim".

-A. Qama, 25-vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit".

Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqiperi, si dhe kanë  rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas  shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt shtetit gjerman të dy shteteseve M.TH., dhe A.P.

Gjithashtu janë referuar materialet në gjendje të lirë për shtetaset M.Th., dhe A.P., të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri dhe më pas do të shfrytëzoheshin  jashtë vendit.

Po kështu e përfshirë me trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja rumune me inicialet P.C., e cila  dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.

Personat e mësipërm u ndaluan në flagrancë  gjatë operacionit  të zhvilluar nga Sektori Kundër Trafiqeve në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në momentin kur po tentonin të kalonin pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim që nga Tirana.