Transmetuar më 02-10-2016, 18:30

Dalin pamjet e momentit të arrestimit të 5 personave të cilët akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore për qëllim prostitucioni.

Në operacionin disamujor “Rekrutimi”, janë arrestuar 5 persona, ku tre prej tyre procedohen në gjendje të lirë.

Ata u ndaluan në flagrancë  gjatë operacionit  të zhvilluar nga Sektori Kundër Trafiqeve në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në momentin kur po tentonin të kalonin pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim që nga Tirana.

Këta persona dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqiperi, si dhe kanë  rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas  shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt shtetit gjerman të dy shteteseve M.TH., dhe A.P.

Tentonin të trafikonin vajza në Gjermani. Goditet rrjeti i prostitucionit, 5 në pranga