Transmetuar më 22-03-2017, 09:05

Shkatërrohet një rrjet kriminal i shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet. Finalizimi i operacionit të koduar “Free Time” nga policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda ka çuar në pranga 6 persona, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa një është proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë: M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë, M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë, D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë, R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë, K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë ,për veprën penale të "Mos kallzimit të krimit”, D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë

Proceduar në gjendje të lirë shtetasja: T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh.,për veprën penale të "Shfrytëzimit të Prostitucionit”.

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetësja T. Gj., dhe më datë 20 mars rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1 automjet tip "Hyundai", 4 aparate telefonik, 20000 lekë të reja dhe 2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit "Cannabis Sattiva", e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Trafikimit të personave të rritur” dhe “Shfrytëzimit të prostitucionit”./b.l/noa.al/