Transmetuar më 21-01-2017, 12:46

Tiranë, 21 janar 2017, NOA.al- Nisin hetimet lidhur me vdekjen e 30- vjeçares Drilona Duriçi, e cila u gjet e karbonizuar brenda ashensorit të përfshirë nga flakët ditën e djeshme, në një nga pallatet në zonën e Freskut në kryeqytet.

Organi i akuzës ka sekuestruar dokumentacionin e ndërtimit të pallatit dhe të montimit të ashensorit.

Gjithçka për të verifikuar nëse janë respektuar elementët e sigurimit teknik sipas lejes së dhënë, bazuar në faktin se ashensori nuk kishte dalje emergjence.

Paraprakisht nuk është konstatuar defekt elektrik, duke shtuar dyshimet se zjarri të jetë shkaktuar nga ashensori.

30-vjecarja është nënë e një fëmije të mitur me të cilin jetonte, pasi i shoqi ndodhej në Gjermani.

Zjarri ra paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, në rrugën “Muhamet Deliu”, në kolonën e ashensorit të pallatit.

Në brendësi të kabinës së ashensorit u gjetur e vdekur e reja, e karbonizuar./a.y/noa.al

Nëna që u dogj në ashensor do i çonte bukën djalit, fqinjët: Kërkoi ndihmë

Vdiq në ashensor nga flakët, mesazhi prekës i shoqes së Drilonës

Zjarri në pallatin te Fresku i mori jetën një gruaje, dëshmitë e banorëve

Zjarri në pallatin te Fresku, viktima u gjet në ashensor e karbonizuar