Transmetuar më 20-01-2017, 12:41

Tiranë, 20 janar 2017, NOA.al- Kryeqyteti u trondit paraditen e sotme, kur një pallat në zonën e Freskut u përfshi nga zjarri dhe për pasojë gjeti vdekjen mes flakëve një vajzë e re.

Sipas dëshmive të banorëve të pallatit, ata tentuan të shuanin zjarrin që vinte nga ashensori me kova me ujë, por pa rezultat.

Ata thonë se kanë ndjerë tymin dhe ulërimat e së ndjerës duke kërkuar ndihmë dhe pasi kanë tentuar ta shpëtojnë nuk i’a kanë dalë, duke u larguar për shkak se rrezikonin.

Madje ka nga ata banorë që pretendojnë se zjarrfikësja ka mbërritur pa ujë.

Zjarri ra rreth orës 10:00, në rrugën “Muhamet Deliu”, në kolonën e ashensorit të pallatit.

Në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur e vdekur një vajzë 29 vjeçe me iniciale E.D., e karbonizuar.

Po sipas deklarimeve të banorëve, e ndjera, ishte nënë e një fëmije të mitur, ndërsa të shoqin e kishte në Gjermani./a.y/noa.al