Transmetuar më 20-01-2017, 11:28

Tiranë, 20 janar 2017, NOA.al- Dalin detaje të reja lidhur me zjarrin e rënë paraditen e sotme, në një pallat në zonën e Freskut në kryeqytet, ku humbi jetën një person.

Policia konfirmon se gjithçka ndodhi rreth orës 10:00, në rrugën “Muhamet Deliu”, ku në një pallat, ra zjarr në kolonën e ashensorit.

Në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur e vdekur një vajzë 29 vjeçe, e cila dyshohet të jetë karbonizuar.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit.

Viktima është një 29- vjeçare me inicialet E.D. Sipas banorëve gruaja, nënë e një fëmije po kthehej në shtëpi pasi kishte bërë pazar.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit dhe është përhapur më tej me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banorët e tjerë.

U desh ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikësve për të bërë shuarjen e zjarrit, prej të cilit gjeti vdekjen një banore e pallatit.

Grupi hetimor po punon për gjetjen e shkakut të zjarrit./a.y/noa.al