Transmetuar më 21-01-2017, 08:50

Tiranë, 21 janar 2017, NOA.al- Kryeqyteti u trondit ditën e djeshme, ku si pasojë e një zjarri të rënë në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut, një vajzë e re gjeti vdekjen brenda tij.

Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta mesazhet e ngushëllimit dhe dhimbjes, por mes tyre spikat njëri i mikeshës së saj, e cila shpreh pikëllimin dhe zotohet se do kujdeset për djalin e saj.

Postimi i plotë

“Dhimbja bëhet më e thellë e zemra bëhet më e dobët. Ngre sytë drejt qiellit për me t’pa po nuk me lejn lotët. Nuk e di ku duhet ta gjej forcën sot. Të kërkoj ty me sy ne çdo njeri që futet dhe del nga pragu i derës po nuk te gjej. Kisha menduar fundin e botes por jo të të humbja ty. Më dhemb shpirti o Lona. Ti u ngjite në qiell për tu bërë engjëll, engjëlli mbrojtës i Rajanit. Të premtoj që do kujdesem për atë do i behëm motër dhe do më ketë pranë çdo moment. Do të të dua gjithë jetën. U prefsh ne paqe, Lona jonë!”, shkruan Krista.

Zjarri ra paraditen e djeshme, rreth orës 10:00, në rrugën “Muhamet Deliu”, në kolonën e ashensorit të pallatit.

Në brendësi të kabinës së ashensorit u gjetur e vdekur e reja, e karbonizuar.

Zjarri në pallatin te Fresku i mori jetën një gruaje, dëshmitë e banorëve

Zjarri në pallatin te Fresku, viktima u gjet në ashensor e karbonizuar

Zjarr me përmasa të mëdha në një pallat te Fresku, dyshohet një viktimë