Transmetuar më 20-01-2017, 10:26

Tiranë, 20 janar 2017, NOA.al- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë paraditen e sotme në një pallat në zonën e Freskut në kryeqytet, pranë zonës së Thesarit.

Mësohet se zjarri ka rënë në kafazin e ashensorit dhe është përhapur në pjesën më të madhe të pallatit, ndërsa dyshohet pë një të vdekur si pasojë e asfiksisë.

Zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit, ndërsa viktima dyshohet se është një vajzë e re.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe forca të shumta policie. Për të shmangur rrezikun është bërë evakuuimi i banorëve si dhe pak më vonë është bërë shuarja e zjarrit.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që policia vijon hetimet./a.y/noa.al