Transmetuar më 24-09-2026, 22:24

Materialet e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), të gjetura në automjetin e sekuestruar të Ergys Agasit, kanë në përmbajtje informacione për personazhe të rëndësishëm shtetërorë, denoncoi sonte në Tv Klan, gazetarja Klodiana Lala.

“Në makinën e Ergys Agasit, person që ishte shpallur në kërkim, janë gjetur materiale sensitive të SHISH. Janë materiale sensitive për personazhe të ndryshëm shtetërorë që nuk mund t’i zbuloj. Në momentin që Agasi është arrestuar te Plepat janë sekuestruar 3 celularë dhe 1 pajisje që ka pasur brenda materiale sensitive të përgjimeve dhe vëzhgimeve.

Nga komunikimet, në njërin nga celularët janë gjetur 503 materiale komunikimi me ish-drejtoreshën. Zonja informonte për takime me partnerë ndërkombëtarë, e informonte Agasin për takimet me kryeministrin dhe për kohëzgjatjen e takimeve. Në takime diskutohej për lëvizje në qeveri dhe të gjitha këto kalonin te Agasi”, tha Lala. Ajo detajoi se materialet sensitive dhe të tjera, përfshinin teskt, audio dhe video.

Ndër të tjera, gazetarja Lala tha se drejtuesja e SHISH, ka vëzhguar zyrtarë të shtetit për shkak të përplasjeve që ata kanë pasur me Ergys Agasin dhe materialet janë përdorur më pas kundër tyre.

“Prokuroria ka dyshime që zyrtarë të shtetit për shkak të përplasjeve me Agasin, janë vëzhguar nga Hyseni dhe materialet janë përdorur kundër tyre. Ajo çfarë ka ndodhur me SHISH pasojat do ti ndjejë në 10 vitet e ardhshme. Vlora Hyseni e përplaste Agasin me Belinda Ballukun", tha Lala.

Hyseni atakon gazetaren Klodiana Lala, ajo reagon: “Sulm personal dhe shantazh”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit