Transmetuar më 24-09-2026, 16:31

TIRANË – Gazetarja investigative Klodiana Lala ka deklaruar se do t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme me kallëzim penal lidhur me deklaratat e bëra ndaj saj nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Në një intervistë televizive, Lala i ka cilësuar deklaratat e Hysenit si një përpjekje për ta frikësuar dhe kërcënuar për shkak të aktivitetit të saj profesional si gazetare.

Lala tha se, si nënë, është ndjerë e lënduar nga deklaratat, ndërsa si gazetare u shpreh se ato nuk do ta pengojnë në ushtrimin e detyrës.

“E përbuz me neveri çdo akuzë të ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, në adresën time. M’u duk si një përpjekje e dëshpëruar e zonjës për të më kërcënuar për shkak të detyrës që bëj”, deklaroi Lala.

Ajo shtoi se gjatë karrierës së saj 23-vjeçare ka vijuar të raportojë edhe në situata të vështira dhe se, sipas saj, askush nuk mund ta shantazhojë në ushtrimin e profesionit.

“Si nënë u lëndova, si gazetare nuk më shqetëson aspak, sepse askush nuk më shantazhon në detyrën time”, u shpreh ajo.

Lala deklaroi gjithashtu se do të vijojë raportimin mbi hetimet që lidhen me Vlora Hysenin dhe zyrtarë të tjerë, duke e cilësuar këtë si një nga çështjet më të rëndësishme që ka mbuluar gjatë karrierës së saj.

Në vijim, gazetarja bëri me dije se ka komunikuar me avokatin Dorian Matlia dhe se po përgatit materialet për kallëzimin penal që synon t’ia dorëzojë SPAK-ut.

“Unë do t’i drejtohem Prokurorisë së Posaçme me një kallëzim penal. Kam folur me avokatin Dorian Matlia dhe po bëjmë materialin për t’ia dorëzuar SPAK”, deklaroi

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit