Transmetuar më 24-09-2026, 14:16

Tiranë, 24 shtator 2026 – Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, është përplasur publikisht me gazetaren e News24, Klodiana Lala, gjatë mbërritjes së saj në GJKKO, ku pritet të zhvillohet seanca për masën e sigurisë.

Përballë pyetjeve të gazetarëve lidhur me dyshimet e Prokurorisë së Posaçme për shpërndarjen e materialeve të klasifikuara dhe komunikimet me biznesmenin Ergys Agasi, Hyseni iu drejtua Lalës me një akuzë lidhur me takime të pretenduara me persona të cilësuar prej saj si “agjentë serbë” në hotelin Rogner.

Pas deklaratës, gazetarja Klodiana Lala e cilësoi reagimin e Hysenit si sulm personal dhe shantazh, duke theksuar se ish-drejtuesja e SHISH nuk iu përgjigj pyetjes lidhur me dyshimet e ngritura nga hetimi.

“E pyetur nga News24 nëse ka shpërndarë materiale të klasifikuara në drejtim të shtetasit Ergys Agasi, deputetja ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve dhe duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme”, tha Lala.

Ajo shtoi se deklarata e Hysenit nuk dha përgjigje mbi materialet që, sipas dyshimeve të Prokurorisë së Posaçme, mund t’i jenë përcjellë Agasit.

Hyseni është nën hetim në një dosje të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Sipas raportimeve të publikuara, ajo dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të të dhënave ose akteve sekrete.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit