

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe incidente, duke çuar në arrestimin e 11 personave dhe shoqërimin e 22 të tjerëve nga policia.
Tubimi, i paralajmëruar si një protestë paqësore, degjeneroi në përplasje pas fjalimit të kreut të opozitës, Sali Berisha.
Gjatë incidenteve, në drejtim të godinës së Kryeministrisë u hodhën mjete ndezëse, ndërsa u raportuan edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Si pasojë e situatës, disa protestues dhe përfaqësues të opozitës kanë marrë ndihmë mjekësore.
Mes tyre janë gazetari dhe ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja, si dhe deputetët Luciano Boçi dhe Klevis Balliu, të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Gjithashtu, një efektiv policie ka pësuar lëndime, përfshirë dëmtime në kokë dhe djegie.
Lamallari ‘i nxjerr dhëmbët’ Berishës: Sulmet në protestë, krim që do marrë përgjigje të merituar!
Në përfundim të protestës, Berisha paralajmëroi vijimin e tubimeve në ditët në vijim dhe akuzoi policinë për përdorim të dhunës.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Besfort Lamellari përgëzoi reagimin e policisë, duke e cilësuar atë profesional dhe të përmbajtur. Ai deklaroi se ndërhyrja e forcave të rendit ka neutralizuar personat që përdorën mjete ndezëse, të cilët, sipas tij, rrezikuan sigurinë publike dhe jetën e efektivëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






