

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Dora që ngrihet mbi njerëzit me uniformë, krim që do të marrë përgjigjen e merituar
Tiranë – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vizitoi në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, 5 efektivë të Policisë së Shtetit të plagosur në gjatë protestës së opozitës. Ministri shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
"Dora që ngrihet mbi njerëzit me uniformë, ngrihet mbi ligjin, mbi qytetarin dhe mbi vetë shtetin.
Sulmet me molotovë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit nuk janë protestë, por krim që do të marrë përgjigjen e merituar", thotë ministri Lamallari teksa publikon pamjet në rrjetet sociale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






