

Ministri i Brendshëm reagon: Nuk do lejojmë që një pakicë të marrë peng vendin
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar duke përgëzuar Policinë e Shtetit për mënyrën e menaxhimit të situatës, duke theksuar profesionalizmin, vetëpërmbajtjen dhe reagimin e menjëhershëm në neutralizimin e personave që përdorën mjete ndezëse për të krijuar trazira.
Ai u shpreh se përdorimi i individëve për akte të tilla, duke rrezikuar jetën e efektivëve dhe duke synuar dëmtimin e qytetit, është i papranueshëm.
Sipas tij, Shqipëria nuk mund dhe nuk do të merret peng nga një pakicë që përdor edhe të miturit për të shkaktuar tensione dhe për të fshehur dështimet e veta.
Në deklaratën e tij, Lamallari theksoi se zgjedhja është e qartë për qytetarët: mes atyre që punojnë për të ndërtuar të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që synojnë ta shkatërrojnë atë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:
"Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.
Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.
Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët"

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






