









Forcat e Armatosura janë hedhur në terren për kërkimin e personit të humbur pranë kanioneve të Skraparit.
Në këtë operacion janë përfshirë Regjimenti i Poshnjes, me 12 efektivë, 2 mjete dhe 2 varka, si dhe Regjimenti i Operacioneve Speciale (ROS), Tiranë, me 12 efektivë, të pajisur me dron për kërkim dhe vëzhgim ajror.
Forcat e Armatosura po veprojnë në koordinim të plotë, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, me qëllim përballimin e situatës dhe përfundimin me sukses të operacionit.
Më herët shërbimet e Policisë nisën ekipet e shpëtimit dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur "Ura e Blezënkes", motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit Ilir Kurti.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkime për gjetjen e burrit, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Hetimet nxorën se Kurti pak vite më parë ishte martuar me një shtetase rumune dhe pati një fëmijë me të. Një divorc mes tyre pasoi largimin e rumunes nga Shqipëria duke marrë me vete dhe fëmijën. Kjo situatë pasoi pikëllimin e burrit dhe mallin për fëmijën.
Autoritetet mbeten në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe do të informojnë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Shtatë muaj pa parë të birin, mesazhi i fundit i burrit nga Skrapari: Po hidhem…
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






