Transmetuar më 20-02-2026, 09:52

Një shishe verë dhe një cigare e lënë përgjysmë, pranë kanioneve të Osumit, kanë alarmuar familjen Kurti në Berat që të dyshojë tek më e keqja.

Ilir 43 vjeçar, baba i divorcuar i një fëmije, rezulton prej 24 orësh i zhdukur dhe megjithëse kërkimet e deritanishme, asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat tha sot se dje, familjarët e Ilir Kurtit, banues në Skrapar, kallëzuan se ai ishte larguar nga banesa.

Shërbimet e Policisë nisën ekipet e shpëtimit dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur "Ura e Blezënkes", motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkime për gjetjen e burrit, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit