Transmetuar më 24-01-2026, 22:37

Tiranë, 24 janar 2026 – Prindërit e një fëmije 10-vjeçar kanë denoncuar publikisht ndalimin dhe trajtimin e tij nga policia gjatë protestës së sotme të opozitës në Tiranë, duke ngritur akuza të rënda për dhunë dhe shkelje të të drejtave të fëmijës.

Nëna e të miturit deklaroi se djali i saj kishte shkuar pranë koshave për të mbledhur materiale plastike dhe më pas ishte ndaluar nga persona civilë pranë një xhamie, teksa po lante fytyrën me ujë për shkak të gazit lotsjellës.

Sipas saj, fëmija i ka treguar se nuk e ka kuptuar arsyen e ndalimit dhe se i është thënë se kishte goditur policinë.

“Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur. ‘Çfarë ke me mua’, u ka thënë. Ata i kanë thënë se ke gjuajtur policinë. Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot, pa lidhje? Unë me zor e rris, jo ta rrafin pa asnjë arsye një fëmijë. Ai është i sëmurë me zemër”, u shpreh nëna mes emocionesh.

Edhe vetë 10-vjeçari, në pak fjalë që arriti të thotë për mediat, pohoi se ishte ndaluar nga persona civilë teksa ndodhej pranë xhamisë dhe se ishte futur në pranga. Ai yha se ishte goditur dhe më pas ishte dërguar në komisariat, pa e kuptuar arsyen e veprimeve ndaj tij.

Më herët sonte Partia Demokratike, denoncoi dhunë policore gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, duke deklaruar se disa dhjetëra qytetarë, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të lënduar.

Mbi incidentin me fëmijën reagoi policia e Shtetit. :

Policia pranon se ka futur në komisariat një djalë të mitur

Sakaq policia nxori pamje të disa efektivëve në spital:

Policia nxjerr pamje të efektivëve të lënduar, shtruar në spital

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit