Transmetuar më 24-01-2026, 22:51

Policia e Shtetit pranoi sonte se ka futur në komisariat një djalë të mitur, pak orë pas denoncimit nga Partia Demokratike se ishte ndaluar një fëmijë 10 vjeç që për më tepër nuk kishte asnjë lidhje me protestën e sotme.

Prindërit denoncojnë ndalimin e 10-vjeçarit: Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot? Djali nuk e dinte pse u dhunua, është i sëmurë me zemër

"Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur.

Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.", thuhet në reagimin e policisë.

Prindërit e djalit vetëm 10-vjeçar kanë denoncuar publikisht ndalimin dhe trajtimin e tij nga policia gjatë protestës së sotme të opozitës në Tiranë, duke ngritur akuza të rënda për dhunë dhe shkelje të të drejtave të fëmijës.

Nëna e të miturit deklaroi se djali i saj kishte shkuar pranë koshave për të mbledhur materiale plastike dhe më pas ishte ndaluar nga persona civilë pranë një xhamie, teksa po lante fytyrën me ujë për shkak të gazit lotsjellës.

Sipas saj, fëmija i ka treguar se nuk e ka kuptuar arsyen e ndalimit dhe se i është thënë se kishte goditur policinë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit