

“Mosmirënjohëse, prisja një faleminderit”/ I dha imunitet duke e ftuar në ‘Akuarium’, Mateo i zhgënjyer nga Brikena: Nuk u bëra pishman, por…
Banori i ri i Big Brother Vip, ka folur në dhomën e rrëfimit pas situatës së krijuar me Brikenën gjatë ‘Prime” të natë së kaluar.
Mateo Borri i dha banores imunitet duke e marrë me vete brenda në ‘Akuarium’, ashtu si edhe dy banoret e reja që zgjodhën Mirin dhe Kristin.
Brikena nga ana e saj si fillim u revoltua duke zgjedhur mos të pranonte të futej në Akuarium’, ndërsa Mateo u shpreh se prej saj priste të paktën një falënderim.
“Për sa i takon shpëtimit që bëra, nuk u bëra pishman se bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra sepse unë i dhashë imunitet. Mjaftonte një faleminderit asgjë më shumë, por nuk ka problem”, tha banori.
Përpara se të futej në shtëpinë e Big Brother, Mateo u shpreh se kishte patur më herët një lidhje me Brikenën, ndërsa kjo e fundit e mohoi deklaratën e banorit të ri duke thënë se kishin shkëmbyer vetëm disa mesazhe dhe ishin takuar vetëm një herë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






