

Mateo ishte një tjetër personazh nga Përputhen që u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 5 Albania.
Djali 28 vjeçar nga Elbasani është një personal-trainer dhe ka punuar në vende të ndryshme.
Me të hyrë në shtëpinë e reality show, Mateo nisi komentet për pjesëmarrësit, duke shpotitur:
“Ka shumë banorë, por pak lojtarë".
Ndërkohë tha: “Vajzat, vetëm një mund të thoja aty që është më e bukura dhe më e sjellshmja. Brikena”.
Ndërsa shtoi: Ajo që më pëlqen më shumë është Brikena. Unë jam 100 për qind single, kam shumë kohë kështu. Jam për terezinë time”, u shpreh Mateo.
Pas hyrjes së Mateos në “Big Brother”, vëmendjen e mori zgjedhja e tij për ta ftuar Brikenën në “Akuarium”.
Megjithatë, Brikena u shfaq e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshironte të ishte pjesë e situatës së krijuar.
Nga ana tjetër, Mateo sqaroi publikisht se hyrja e tij në reality show nuk kishte asnjë lidhje me Brikenën, duke theksuar se mes tyre nuk ka as lojë dhe as angazhim sentimental.
“Unë nuk dua të shkoj dhe të them të drejtën, mesa kuptova, e di me çfarë qëllimi ka hyrë Mateo aty. Thjesht e kam njohur pak jashtë dhe asgjë më shumë. Nuk jam aspak dakord dhe nuk dua të shkoj atje”, tha Brikena.
Para se të hynte në shtëpinë më të njohur në Shqipëri, Mateo kishte pohuar për produksionin se ai ka qenë i lidhur me Brikenën.
Ndërsa Brikena e mohoi deklaratën e Mateos duke thënë se “vetëm kemi shkëmbyer mesazhe" duke shtuar: "Jam takuar vetëm një herë me të dhe kaq”.
Pas zgjedhjes së Brikenës, që kjo e fundit t’i bashkohej atij dhe 4 të tjerëve në Akuarium, Mateo u shpreh: “Unë ftesën për të hyrë në Big Brother e kam marrë para se të fillojë Big Brother-i, pa e ditur se cilët banorë do të ishin brenda.
Fakti që pashë Brikenën për mua ishte surprizë, sepse çfarë kam lënë jashtë, nuk doja ta kisha këtu brenda. Nuk kam hyrë këtu për Brikenën. Kam vlerësim për Brikenën si vajzë, kam dhe shumë respekt. E zgjodha, por për asnjë lloj loje. Nuk ka asnjë lidhje loja, Mateo, Brikena, nuk janë në një fjali”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






