

Mateo është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme.
Ai është banori i dytë që futet në shtëpi pas Stelinës.
Mateo është një personal-trainer ku ka punuar në vende të ndryshme.
“Ka shumë banorë, por pak lojtarë. Ajo që më pëlqen më shumë është Brikena. Unë jam 100% single, kam shumë kohë. Kam terezinë time”, u shpreh Mateo.
Por këto programe janë tashmë diçka e vjetër për Mateon.

E nisi me pjesëmarrjen e reality show “Kepi i Tundimeve”, një program i ngjashëm me Big Brother që po ashtu ishte në Top Channel.
Më tej u fut në një tjetër reality show, "Përputhen".

Mateo Borri, 28-vjeçari nga Elbasani, me profesion instruktor palestre, e provoi kështu për të dytën herë në programe të tilla.
Tani, vallë ço provon sërish dashurinë dhe ndoshta, "e treta e vërteta"?
Kur u bë pjesë e Përputhen, ai u shpreh se është një tip që dashuron shumë dhe se jep shumë nga vetja, por e ka të vështirë të gjejë personin e duhur.
“Kam një tip që di të dashuroj shumë e të jap shumë nga vetja, por e kam të vështirë të gjej personin e duhur pasi jam shumë detajist dhe jap shumë nga vetja", pati thënë Mateo.
Banorët që po ikin e vijnë
Para Mateos ishte Stelina banorja më e re Big Brother VIP 5.
Ish-konkurrentja e Për’puthen, e cila kishte një lidhje me Keijsin, është tashmë pjesë e garës për Çmimin e Madh.
Më herët ishte Armela banorja që la shtëpinë e Big Brother VIP 5.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






