Transmetuar më 04-04-2025, 13:57

Fushë Krujë, 4 prill 2025 – Vijon operacioni policor i koduar “Formacioni” për shkatërrimin e një grupi kriminal që dyshohet për disa vjedhje në qytetin e Fushë Krujës.

Policia njoftoi arrestimin e Leonard Koleci, 33 vjeç, banues në Kamzë, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, si pjesë e grupit të përfshirë në vjedhjet e ndodhura më 27 dhe 28 mars në dy biznese në këtë zonë.

Kapja e tij u bë e mundur falë bashkëpunimit mes Komisariatit të Policisë Krujë dhe Komisariatit Nr. 5 në Tiranë, të mbështetur nga inteligjenca policore.

Në fazën e parë të operacionit u arrestuan 4 persona dhe u dokumentuan dy raste vjedhjeje. Hetimet vijojnë për kapjen e edhe dy të kërkuarve të tjerë dhe për zbardhjen e veprave të tjera penale të mundshme të këtij grupi.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit