

TAJLANDË- Kryeministri Phatthongthaung Shinawatra shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Tajlandë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin. Gjithashtu në një postim në X, ai përmendi se do të zbatohet një sistem paralajmërimi për celularët.
Ai shtoi gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes e Tajlandës dhe Administrata e Sigurisë së Brendshme do të marrin përgjegjësinë për të siguruar që asnjë civil të mos jetë në rrezik dhe se Ministria e Mjedisit do të vlerësojë efektet e tërmetit dhe çdo pasgoditje që mund të pasojë.
Ministria e Shëndetësisë u udhëzua gjithashtu që të përgatisë spitalet dhe njësitë e urgjencës mjekësore në zonat me rrezik të lartë. Imazhet tronditëse tregojnë dëmet e mëdha të shkaktuara me dhjetëra grumbuj mbeturinash që shihen në të gjithë Mianmarin nga ndërtesat e shkatërruara. Çarje gjigante madje u formuan në rrugët e qytetit të afërt të Naypyidaw dhe shoferët u detyruan të ndalonin udhëtimet e tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd