Transmetuar më 26-03-2025, 08:53

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 22:30 ka marrë informacion për të shtëna me armë, pas së cilave dy persona u plagosën dhe u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Fatkeqësisht, njëri nga të plagosurit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

I dyshuari për ngjarjen është identifikuar, por ende ndodhet në arrati, ndërsa autoritetet po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit