

Tiranë – Specialistët e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës kanë ndaluar një të dyshuar 20-vjeçar, S.A., për ta hetuar në lidhje me rastin e një vajze 15-vjeçare.
Sipas informacioneve që citon noa.al, i dyshuari është nën akuzë për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.
Gjithashtu, në kuadër të hetimeve, është marrë në pyetje edhe babai i vajzës, 42-vjeçari A.Gj., për dyshime për dhunë psikologjike ndaj së bijës. Ky i fundit është liruar me detyrim procedural.
Rasti aktualisht ndodhet në duart e Prokurorisë së Tiranës për vlerësim dhe veprime të mëtejshme juridike.
Autoritetet po thellojnë hetimet për të sqaruar të gjitha aspektet e këtij rasti kompleks. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd