Transmetuar më 21-03-2025, 07:33

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta; moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore;

Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit