Transmetuar më 20-03-2025, 13:41

Tiranë – Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe, ka finalizuar ekstradimin e dy shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, të akuzuar për vepra të rënda penale.

Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri, njëri nga Italia dhe njëri nga Greqia. Bëhet me dije se u ekstradua nga Athina, shqiptari Bashkim Koçi pasi Gjykata e Dibrës, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, në Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një person me armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu mësohet se u ekstradua nga Italia, 53-vjeçari Salvatore Cascino. Bëhet me dije se Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ai është arrestuar në Itali, 1 vit më parë, gjatë operacionit “Filiali”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Skema”, i zhvilluar në Shqipëri, në vitin 2023, në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Ekstradimi nga Greqia Nga Athina u ekstradua shtetasi shqiptar B. K., 40 vjeç, lindur në Burrel. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila më 7 qershor 2023 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale:

“Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” B. K. akuzohet se më 1 qershor 2023, në lagjen “Partizani” të Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. D., ka tentuar ta vrasë me armë zjarri pistoletë. Nga të shtënat, A. D. mbeti i plagosur rëndë.

Ekstradimi nga Italia Nga Italia u ekstradua shtetasi italian S. C., 53 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e mashtrimeve financiare. Gjykata e Gjirokastrës kishte lëshuar më 25 korrik 2023 një urdhër arresti për veprat penale:

“Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim "Dhënia e informacioneve të rreme” “Fshehja e të ardhurave” S. C. ishte arrestuar në Itali një vit më parë gjatë operacionit “Filiali”, pas hetimeve të nisura në kuadër të operacionit “Skema” në Shqipëri. Ai akuzohet se, në bashkëpunim me dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë të arrestuar, ka krijuar një rrjet kompanish fiktive për të qarkulluar shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme. Përmes kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani krijuan një tepricë kreditore tek një shoqëri, duke kërkuar në mënyrë abuzive rimbursimin e TVSH-së. Nga kjo skemë mashtrimi, në vitin 2022 u përfituan në mënyrë të paligjshme 20 765 411 lekë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit