Transmetuar më 07-03-2025, 08:05

Tiranë, 7 mars 2025 – Pas një periudhe të gjatë rritjeje të vazhdueshme të kostove të prodhimit, prodhuesit në Shqipëri kanë parë një ngadalësim të këtyre kostove në muajt e fundit të vitit 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,4, duke krahasuar këtë periudhë me vitin 2021 si periudhë bazë.

Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje prej 1,0%, duke shënuar një ngadalësim në krahasim me vitin e kaluar, ku ndryshimi ishte 3,1%. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024, indeksi është rritur me vetëm 0,1%.

Rritjet më të mëdha të çmimeve janë regjistruar në disa sektorë të caktuar, ku sektori i "Industri nxjerrëse" ka pësuar një rritje prej 2,6%, pasuar nga sektori i "Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar" me 2,2%. Po ashtu, sektori i "Furnizimit me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave" ka regjistruar një rritje me 0,5%, dhe "Industria përpunuese" me 0,4%.

Brenda këtij sektori, aktivitetet si "Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara" dhe "Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove" kanë shënuar rritje me 2,3% secili, ndërsa "Prodhimi i pajisjeve elektrike" dhe "Prodhimi i pijeve" kanë pasur gjithashtu rritje të çmimeve. Nga ana tjetër, sektori i "Prodhimit të produkteve minerale jo metalike" dhe "Përpunimi i tekstileve" kanë shënuar ulje të çmimeve.

Sa i përket tregut vendas, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje prej 1,3% në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2023. Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në sektorin e "Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar" me 2,8%, pasuar nga sektori i "Industrisë përpunuese" me 0,9%. Në anën tjetër, sektori i "Industri Nxjerrëse" ka shënuar një ulje të çmimeve me 0,01%.

Po ashtu, në tregun e eksportit, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje më të ulët se vitin e kaluar, me vetëm 0,5%. Ky rritje është kryesisht për sektorin e "Industri Nxjerrëse" me 4,4%, ndërsa sektori i "Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar" ka shënuar një rritje prej 0,4%. Në anën tjetër, sektori i "Furnizimit me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave" dhe "Industria përpunuese" kanë pësuar ulje të çmimeve.

Çmimet e Importit po Ulin Ritmet e Rritjes

Një tjetër tregues pozitiv është edhe ulja e çmimeve të importit, ku Indeksi i Çmimeve të Importit për tremujorin e katërt të vitit 2024 arriti 108,0, krahasuar me vitin 2021. Ky tregues shënoi një ulje me 0,9% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023, ndërkohë që një vit më parë ulja ishte 0,5%.

Sektori që ka pësuar uljen më të madhe të çmimeve të importit është "Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar" me një ulje prej 5,2%, pasuar nga sektori i "Industrisë përpunuese" me 0,7%. Nga ana tjetër, sektori i "Furnizimit me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave" ka regjistruar një rritje të çmimeve me 0,4%.

Brenda sektorit të "Industrisë përpunuese", çmimet kanë pësuar ulje në aktivitete të tilla si "Konfeksionimi i veshjeve" dhe "Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës", me ulje prej 2,3%, ndërsa "Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri" ka pësuar ulje me 2,1%. Në anën tjetër, "Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve" ka pësuar një ulje të lehtë të çmimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit