Transmetuar më 05-03-2025, 07:07

Këtë të Mërkurë të mars vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, informon noa.al duke cituar Shërbimin Metereologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/s.

Ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës, era do të fItojë shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 16°C

në zonat e ulëta 0 deri 22°C

në zonat bregdetare 6 deri 20°C

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit