

Qarkullimi anticiklonar, shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta, do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve për javën që presim përpara.
Reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë e në vijim do të kemi mot të qëndrueshëm, me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave në orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare deri 8m/s, dhe valëzimi në detet Adriatik e Jon, i ulët i forcës 1-2 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd