Transmetuar më 26-02-2025, 23:02

Bielefeld, 26 shkurt 2025- Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri që ka ndodhur pranë Gjykatës së Bielefeldit, në Gjermani, pas përfundimit të një procesi gjyqësor të lidhur me vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani. Sipas raportimeve të mediave gjermane, përkatësisht WDR, njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, të akuzuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani në mars të vitit 2024. Dy nga të plagosurit janë familjarë të të pandehurit, ndërsa babai i Akkurtit është në gjendje kritike, pasi dyshohet se ka marrë plagë të rënda në zonën e kraharorit.

Aktualisht, autoritetet janë duke zhvilluar hetime të mëtejshme dhe një nga të dyshuarit për sulmin është arrestuar, ndërsa një tjetër është ende në arrati. Ky incident ka shkaktuar panik në qytet dhe ka detyruar autoritetet të intensifikojnë masat e sigurisë përreth gjykatës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit