

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të vranësirave në zona të izoluara duke sjellë momente me flokë dëbore.
Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të vijojnë edhe në pjesën e dytë të ditës në të gjithë republikën e Kosovës, por temperaturat e ajrit do të zbresin.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -6°C vlera minimale deri në 4°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare, por herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd