

Dita e sotme mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas herë do të gjenerojnë reshjet të pakta shiu.
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se fundjava do të rikthejë reshjet e borë dhe temperaturat e ulëta në zonat malore.
Dita e shtunë do të jetë me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu, ndërsa në zonat malore rikthehen reshjet e borës. Pjesa e dytë e të shtunës e në vijim do kemi intervale me kthjellime, e diela do të jetë me kalime të lehta të vranësirave.
E shtuna sjell një rritje të lehtë të temperaturave, e diela sjellë rënie të temperaturave duke bërë që në zonat malore temperaturat e ulëta të jenë deri në -4 gradë celsius, ndërsa temperaturat e larta do të jenë rreth 4 gradë në rang territori.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd