Transmetuar më 07-02-2025, 07:37

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash mesatare dhe lokalisht deri të dendura(kalimtare), të përqendruara në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore -3 deri 9°C në zonat e ulëta 2 deri 17°C në zonat bregdetare 4 deri 16°C.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit