

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore duke sjellë momente me flokë dëbore.
Parashikohet që orët e pasditjes dhe mbrëmjes të mbeten nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.
Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit, por ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor ; duke sjellë në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd