Transmetuar më 08-01-2025, 12:33

Nuk është vetëm Real Madridi që kërkon vazhdimisht përforcime për të ruajtur konkurrencën në nivelet më të larta. Ekziston edhe një listë e gjatë lojtarësh, të cilët përmes agjentëve të tyre e propozojnë veten për t’u bashkuar me klubin galaktik spanjoll. Një shembull i tillë është Virgil van Dijk, mbrojtësi qendror dhe kapiteni i Liverpool-it, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve të gazetarëve spanjollë të “Relevo”, agjentët e 33-vjeçarit holandez kanë kontaktuar drejtuesit e Real Madridit për të shprehur gatishmërinë e lojtarit për t’u transferuar në ekipin e bardhë nga vera e vitit 2025. Pavarësisht nevojës së Carlo Ancelottit për një përforcim në mbrojtje, me Militao të dëmtuar dhe Alaba ende të pasigurt, propozimi u refuzua nga drejtuesit madrilenë.

Arsyeja? Nuk ka të bëjë me çmimin, pasi Van Dijk do të vinte si lojtar i lirë në qershor. Thjesht, ai nuk përputhet me profilin që klubi po kërkon, duke marrë parasysh moshën dhe gjendjen e tij fizike. Ky vendim reflekton qartësisht strategjinë e Real Madridit për të investuar në të ardhmen dhe besuar te lojtarët e rinj, ose ata që tashmë janë pjesë e ekipit.

Me lojtarë si Rudiger, Militao (që po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në ligamentin e përparmë të gjurit) dhe Alaba, për të cilin ka shpresë për rikthim të plotë, Real Madridi ndjen siguri. Gjithashtu, talenti i ri Raul Asencio ka treguar potencial për të qenë pjesë e ekipit të parë, ndërsa Tchouameni ka demonstruar aftësinë për t’u përshtatur edhe si mbrojtës kur është e nevojshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit